Programe Speciale Pune

Work & Travel eshte nje nder programet me te fundit qe ANDE-LM® sjell prane jush per here te pare ne Shqiperi por me nje histori te suksesshme te veres 2009, ku 10 Studente Shqiptare paten mundesi te punojne e udhetojne ne USA.
Ky program ka nje shtrirje boterore dhe ofrohet vetem per studentet universitare te padiplomuar ende (pra jo ne vitin e fundit te studimeve).
Qellimi eshte shkembimi i kulturave nga mbare bota, pasi nuk do te keni mundesi te punoni me bashkekombasit tuaj, dhe nderkohe te perfitoni jo vetem nje pagese por mbi te gjitha nje gjuhe te huaj e aftesi te reja pune.
Work & Travel ofrohet vetem per periudhen e veres dhe eshte i limituar ne kohe si program. Ju mund te punoni vetem 4+1 muaj nga ku 4 muaj nenkuptojne pune me pagese, ndersa 1 muaj eshte pushim dhe argetim i paguar nga kompanite punemarrese.
Lista e punedhenesve eshte nga me te larmishmet dhe prestigjiozet ne mbare boten si psh. Mc Donalds, Burger King, Chinese Food Restaurants, Marriott Chain of Hotels, Indian Catering, Clementon parks, etj.
Per vitin 2010, ANDE-LM® ofron 1.000 kontrata per studentet Shqiptare kudo qe ndodhen.
Aplikimi eshte i thjeshte, por pjesmarrja nuk eshte e garantuar. Vetem pasi te kaloni testimet ne gjuhe dhe pergatitje dokumentacioni ju mund te beheni pjese e ketij programi.
Per me shume informacione, ju lutem kontaktoni ne ANDE-LM® ne adresen applications@ande-lm.com.al.
Au Pair programs program i destinuar per te rinj dhe te reja te talentuar ne fushen sociale dhe te gatshem te ofrojne kujdesin e tyre tek femijet dhe te moshuarit. Termi au pair nenkupton barazine ne familje qe kujdestari au pair gezon. Per tu bere nje au pair, ju duhet te jetoni ne familjen ku do te sherbeni dhe sherbimet ofrohen kryesisht per kujdesin e femijeve te vegjel, apo me probleme shendetesore, ose te moshuar. Nuk perjashtohen rastet kur shume familje kerkojne ndihme per au pair sepse kane shume femije apo jane te angazhuar ne pune me orare te zgjatura.
Programi eshte i hapur per meshkuj dhe femra. Ofrohet ne mbare boten, pa pagese programi dhe me kontrate te rregullt pune. Ju mund te perfitoni gjate kohes se punes nje rroge mujore te nivelit mesatar, mundesi shkollimi, mundesi studimi te gjuhes se huaj dhe benefite te nje karriere te mirefillte.
Gjithcka tjeter ju mbulohet nga familja ushqim, strehim, kushte mjekesore, transport, etj. Shpenzimet e studimit tuaj mbulohen gjithashtu nga familja.
Nese jeni profilizuar ne mesimdhenie te ciklit te ulet, ne fushen sociale, ne kujdestari per kopesht apo cerdhe, dhe e gjeni veten pa nje te ardhme specifike, programet au pair ju krijojne hapesire te ndertoni nje karriere te suksesshme, te ndertoni rrethin tuaj te miqve nga te gjitha shtetet, e ndersa punoni te udhetoni ne mbare boten.
Aplikimi per kete program, deri ne prezantimin e familjes mikpritese dhe shtetin e programit, mbulohen nga ANDE-LM®! Mjafton vetem nje kerkese e zgjedhje dhe brenda 6-9 muajve ju kualifikoheni si au pair me nje kontrate te rregullt pune 2 vjecare.
Mos ngurroni te aplikoni! Hapesirat jane pa limit. Mosha maksimale eshte 27 vjec! Pranojme cdo aftesi e eksperience duke vleresuar mbi te gjitha vullnetin dhe gatishmerine tuaj per ndjekjen e ketij programi!









