Oferta Pune jashte Shqiperise

Procesi i globalizimit dhe i import-eksportit te burimeve njerezore, ka vendosur perpara ANDE-LM® limite e sfida te reja per permbushje.Agjensia jone eshte e angazhuar ne te gjitha menyrat per te plotesuar kerkesen e te rinjve Shqipetare per te pasuruar eksperiencen dhe per te permiresuar te ardhurat e tyre ne gjetjen e mundesive te reja te punesimit ne mbare boten.

Jemi te ndergjegjshem per pengesat qe ndeshim ne rrugen tone. Por, jemi te vendosur qe pervecse te vazhdojme ne te njejtin drejtim, te garantojme korrektesine maksimale te impenjimit tone kundrejt kandidateve.

Agjensia ANDE-LM® ka ne portofolin e saj tashme kontrata te drejtperdrejta punesimi ofruar nga Korporatat Punedhenese. Kjo shmang problematikat qe lindin duke kontaktuar indirekt, permes agjensive te huaja, punedhenesit.
Ne kete forme, jepet mundesia kandidateve te kene te publikuar oferten e punes se bashku me kushtet e kontrates.

Lajmerojme kandidatet se ne rastet kur nuk plotesohen kushtet e rekrutimit dhe te dokumentacionit te rregullt, dhe keto parregullsi zbulohen ne fillim apo ne fund te aplikimit, ANDE-LM® dhe punedhenesi do te aplikojne sanksione te renda.

Ne asnje program te ofruar nga ANDE-LM®, asnje detyrim kontraktual nuk paguhet jashte zyrave te Agjensise. Te gjitha detyrimet autorizohen me pare nga Drejtoria e Agjensise.


Te akredituar nga Organizma Zyrtare kombetare dhe nderkombetare e me partnere eksluzive te disa rrjeteve nderkombetare te punesimit ne mbare boten, ANDE-LM® eshte ne gjendje te ofroje programe, eksperienca apo kontrata pune te kategorive nga me te larmishmet duke garantuar:

-    Seriozitet;
-    Asistence dokumentacioni;
-    Vertetesi;
-    Kontrata te rregullta;
-    Legjitimitet;
-    Mbeshtetje te vazhdueshme;

Programet jane te hapura nga 3 muaj-2 vjet kontrate te rregullt. Regjistrimet qendrojne te hapura gjate gjithe vitit.

Per cdo informacion tjeter ju lutemi qe te paraqiteni prane zyrave tona.

Ju mirepresim!

Newsletter

Anėtarsimet

Partnerėt