Kujdestare Shtepie, Babysitter, Au pair
Fjala “au-pair” eshte nje term francez, i cili nenkupton “on par” ose “ e barabarte me”, ardhur nga realiteti i te jetuarit ne kushte te njejta, duke u kujdesur per marredhenien midis familjes mikpritese dhe femijeve. Nje au pair zakonisht eshte nje grua e re ose ndonjehere edhe nje djale i ri (nga 18-25vjec) nga nje vend i huaj i cili zgjedh te kujdeset per femijet ne familjen mikpritese dhe merret me pune te vogla shtepie. Au pair sigurohet me nje dhome dhe ushqim brenda familjes e paguhet zakonisht me rroge javore ‘para xhepi’. Zakonisht Au pair qendron me familjen mikpritese per nje vit.
Au pair si program shkembimi kulturor
Au pair eshte nje program shume specifik me kerkesa te vecanta per te dyja palet si au pair edhe familjen mikpritese. Pritshmerite e te dyja paleve duhet te percaktohen qarte paraprakisht pa u vendosur marredhenia e punes.
Au pair do te kete mundesi te eksploroje nje kulture te re dhe te studioje ndersa eshte i vendosur ne ambjentin mbrojtes te nje familje mikpritese. Angazhimi i au pair eshte kontraktual dhe vendoset nga Agjensi te specializuara. Pergjithesisht orari i punes eshte 45-50 ore ne jave, duke dhene mundesi kohe te lire gjate oreve te mbremjes dhe nje dite pushimi ne jave. Ne rastin e pushimeve vjetore, au pair i kalon ato prane familjes mikpritese dhe te paguara ose terheq pagesen dhe kthehet ne vendin e origjines.
Si shkembim kulturor, per te ardhur ne mbeshtetje te au pair jane ngritur shume klube apo grupe shoqerore te cilet organizojne aktivitete te ndryshme zbavitese dhe krijojne hapesire per te shkembyer eksperienca e ndertuar shoqeri.
Kerkesa ligjore:
• Duhet te keni perfunduar shkollen e mesme
• Duhet te jeni ne gjendje te lexoni, flisni dhe kuptoni Anglisht ose nje gjuhe tjeter
• Duhet te jeni ne gjendje te funksiononi ne menyre te pavarur ne nje shtepi
• Duhet te keni deshmi te paster penaliteti
Dokumenta aplikimi per au pair:
• Certifikata njohurie te nje gjuhe te huaj
• Referenca
• Certificate shendetesore
• Kopje te kartes se identitetit
• Kopje te pasaportes
Per me shume informacion mbi aplikimin apo programin ne teresi, ANDE-LM® eshte e hapur t’ju prese ne ambjentet e zyrave te saj nga ora 10:00 – 14:00.
Eshte bukur te punosh me femije. Mos hezito te shpalosesh talentin tend!









