Punesim, Studim, Konsulence ISO, Ndermjetesim

ANDE-LM® u themelua ne vitin 2004 ne Shqiperi si nje iniciative per te permbushur nevojat e Punekerkuesve dhe Kompanive lidhur me gjetjen e personelit te duhur. Qe nga ajo kohe, Ne punojme per arritjen e qellimeve tona duke vleresuar kerkesat tuaja. Tashme, nje Agjensi e mirenjohur ne Shqiperi dhe pertej, ANDE-LM®  u ofron Klienteve te saj sherbime profesionale ne fusha te ndryshme. E licensuar nga Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe e akredituar nga organizma te ndryshem shteterore e nderkombetare, ANDE-LM® ka njohur sukses dhe reputacion qe ne fillimet e saj.

Fokusi yne kryesor qendron ne ofrimin e sherbimeve te Punesimit & Rekrutimit (brenda dhe jashte Shqiperise). Me pervoje ne prezantimin e kandidateve te kualifikuar dhe eksperiencave profesionale te kerkuara nga Kompanite,  ANDE-LM® eshte ne sherbim  te kandidateve qe kerkojne rritjen e tyre profesionale; mundesi te reja pune; nisje karriere apo kualifikime shtese;  dhe te Kompanive, te cilet na besojne zgjedhjen delikate te burimeve njerezore.
Angazhimi i nje stafi teper te kualifikuar dhe perdorimi  i fjales se fundit te teknologjise, sjell tek ju inovacion, problem - zgjidhje, asistence, pergjegjesi, seriozitet e mbi te gjitha nje sherbim te personalizuar dhe profesional.
ANDE-LM® ofron gjithashtu programe Edukimi apo Shkembimi Kulturor ne mbare boten duke prezantuar oferta eksluzive partneriteti si nje Agjensi derguese serioze dhe e suksesshme.

Ne saje te departamenteve specifike per cdo aktivitet dhe sherbim, ANDE-LM® e gjen veten te angazhuar prej 5 vjetesh ne  Konsulencen Financiare, Organizacionale, Audit, Implementim Standarte ISO e deri ne Certifikim CE, UNI EN, HACCP, ISO, etj. E strukturuar per realizimin e ndermjetesimit si nje sherbim me vete, mjaft Kompani apo projekte gjejne suport, logjistike dhe asistence tek Ne. Kesisoj, ANDE-LM®  prezanton mes formules se Franshizes: kompanine Globalplacement – rrjeti nderkombetar me i madh i Internshipeve ne bote; Fastrackids – sistemi me inovativ i edukimit qe ne foshnjeri e deri maturitet; Consulteam – rrjet rajonal per rekrutim dhe sherbime te burimeve njerezore.

Rritja jone ėshtė e shpejte dhe cilesore. Duke u fokusuar tek qellimet Tuaja dhe duke kerkuar te permbushe kerkesat Tuaja, ANDE-LM® gjen forcen per te ecur perpara…

Newsletter

Anėtarsimet

Partnerėt