Certifikim ISO ne Shqiperi

Kjo fjale e permendur shpesh ne kete 10 vjecar ne Shqiperi dhe e pare deridiku me mosbesim dhe ngurrim, konsiston ne fitimin e Certifikates prestigjioze mbi markat e standarteve ISO te Cilesise ne prodhim, produkt, siguri, etj. Certifikimi kontrollohet dhe garantohet nga Ente te Pavarura Certifikimi te cilat operojne ne mbare boten dhe jane titullare te standarteve Europiane, Britanike dhe Amerikane. Perftimi i nje Certifikate te Cilesise perben jo vetem prestigj dhe reklame e  siguri ne tregun vendas, por njekohesisht ju njejteson ne emer dhe kushte te barabarta me tregun Europian per tregti, reklame, binjakezime, ortakeri, investime, etj. Nepermjet certifikimit kompania juaj dhe aktiviteti juaj flet te njejten gjuhe me boten perendimore dhe njihet e denje per te konkurruar ne te.

Per te mberritur ne fazen e Certifikimit, eshte e detyruar implementimi i Sistemit ISO dhe vleresimi i tij nga inspektore te akredituar.
ANDE-LM® prezanton tek ju certifikuesin TUV-SUD, nje nder gjigandet sa i perket sektorit te prodhimit, teknologjise dhe industrise ne mbare boten; sikurse dhe certifikuesin Certiquality me nje emer e prestigj ne Itali. Ne bashkepunim me marken TUV dhe Certiquality, ANDE-LM® ka ndertuar referenca te pelqyeshme dhe ka mundur te asistoje mbi 25 kompani ne tregun Shqiptar.

Nuk eshte e pamundur per ne t’ju asistojme ne korrespondence apo kontraktim te cilitdo Certifikues ne baze te preferencave tuaja.


Newsletter

Anėtarsimet

Partnerėt